Shërbimi ynë kryesor është transporti nëpërmjet tokës i mallrave, lëndëve të para dhe të mallrave për llogari të të tretëve, por ne jemi më me përvojë në:
- Transport i çimentos në bote çimento
- Transport i çdo materiali
- Transport në platforma
Dhe ne nuk e kemi problem volumin e punës sepse ne kemi një flotë të madhe të shoferëve të kamionëve me shumë përvojë dhe të gatshëm në çdo kohë. Kohët e fundit, përveç veprimtarisë së transportit, ne jemi duke ofruar për transportuesit e tjere shërbimin e mirëmbajtjes dhe riparimin për të gjithë llojet e kamionëve. Për këtë arsye ne kemi investuar shumë në një servis të pajisur plotësisht, një sistem larje për kamionët dhe trailerat, si dhe një servis per lyerje dhe montime i cili na mundëson që ti ofrojmë klientëve sherbime me shume vlere përveç transportit. Por pjesa më e rëndësishme e shërbimit është stafi shumë i kualifikuar për kamionet me njohuri dhe përvojë të gjatë pune.
Kompania ndodhet në autostradën Durrës-Tiranë Km 6. Siperfaqja e biznesit konsiston në një zonë prej rreth 20.230m2. Aty ndodhet parkingu i automjeteve plus servisi që shërben për shërbime të ndryshme te automjete të kompanise. Pranë këtyre ambienteve janë vendosur zyrat e administratës.
Aktiviteti i kompanisë është ushtruar pothuajse në të gjitha trojet shqiptare, Kosovë dhe Maqedoni.
Objektet e biznesit dhe vendndodhja
Kompania jonë ndodhet në autostradën Durrës-Tirane Km 6 dhe ajo ka një vend shumë të mirë duke marrë në konsideratë se kjo është autostrada kryesore e vendit dhe ne jemi vetëm 6 km në portën hyrese të Ballkanit nga Deti Adriatik. Ne duhet të theksojmë se kjo është porta kryesore edhe për Korridorin 8 e cila lidhë Detin Adriatik me Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe kështu me radhë, por edhe rruga kryesore për mallrat në Kosovë, Serbi dhe vende të tjera të lidhura.
Biznesi përbëhet nga:
- Zonë parkimi rreth 23.000m2
- Zonën e shërbimit dhe pjesë këmbimi depo prej 600 m2 (përveç zones së shërbimit te kamioneve)
- Stacioni i benzinës
- Servisi për lyerje dhe larje
- Zyrat e reja moderne në dy kate me rreth 450 m2
- Dyqan Mobile Shërbimi për kamion & trailer